Ora News – U vra për mbrojtjen e votës në ’97, kujtohet dëshmori Frangu

2017-07-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Presidenti i vendit, Alfred Moisiu, ogranizoi një pritje për familjarët e dëshmorit Kujtim Frangu. Ai humbi jetën në vitin ?97 në mbrojtje të votës në rrethin e Matit. Moisiu tha se amaneti për brezat e rinj është se Shqipëria është gjithçka tjetër. Ndërsa familjarët e dëshmorit kërkuan vëmendjen e shtetit për të qënë më pranë familjeve me status të veçantë.
Me rasin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti në zyrën e tij familjarët e dëshmorit Kujtim Frangu, komisionerit demokrat i cili u vra në vitin ?97 në mbrojtje të votës në fshatin Lis të rrethit Mat.
Në një atmosfere të ngrohtë, Presidenti shprehu konsideratën e tij duke theksuar se figura te tilla te cilat për të mbrojtur idealet nuk kursejnë as jetën, janë shembull për të gjithë ne.
Moisiu: Dhe kur nuk e kursen jetën për të mbrojtur ideale të larta sikurse është liria e votës, që është kryesorja për çdo popull dhe çdo komb, sigurisht që njerëz të tillë jo vetëm duhen kujtuar dhe respektuar por duhet të sillen në kujtesën e njerëzve sepse janë shëmbëlltyrë për edukimin e brezave që vinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/u-vra-per-mbrojtjen-e-votes-ne-97-kujtohet-deshmori-frangu/