Ora News – Turizëm në errësirë, zona e Thethit prej një jave pa energji elektrike

2017-07-10 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej më shumë se 1 jave në Theth energjia elektrike shkon me orar të kufizuar, për shkak të një defekti në Hidrocentralin e Ndërlysaj i cili ndodhet në këtë zonë, e që mundëson furnizimin me energji elektrike për fshatin turistik.
Denoncimin e bëjnë vetë banorët e Thethit të cilët përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e ?Ora News? thonë se kanë prej disa javësh pa energji elektrike, pikërisht në kulmin e sezonit turistik.
?Sot ne Theth ka me shum se 1 mijë turistë të huaj dhe po na shkaterrohet biznesi dhe jeta? shkruan Ndoc Gjeçaj, i cili ka bujtinën e tij në këtë zonë turistike dhe pret turistë nga e gjithë bota.
Problemin e pranojnë edhe drejtues të OSHEE Shkoder, të cilët deklarojnë se defekti i ndodhur në këtë Hidrocentral në zonën e thellë malore po riparohet dhe pritet që brenda pak ditësh të kthehet energjia elektrike në Theth.
Aktualisht si zgjidhje po i jepet energji zonës nga një rrjet i dytë por për shkak të amortizimit dhe pamundësive të tjera, furnizimi kryehet me orare të reduktuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/turizem-ne-erresire-zona-e-thethit-prej-nje-jave-pa-energji-elektrike/

Free Traffic Exchange