Ora News - Tiranë - Përfundon ndërtimi i rrugës “Hermann Gmeiner” në Sauk

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga një zonë e harruar, e mbuluar nga balta, mijëra banorë të Saukut kanë një rrugë të re. Bashkia e Tiranës përfundoi në një kohë të shkurtër investimin për ndërtimin lotit të dytë të rrugës ?Hermann Gmeiner?, e cila ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, një zonë me ndërtime kryesisht të reja pas viteve ?90.Ndërkohë, segmenti i parë i kësaj rruge përfundoi në shkurt të këtij viti.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ashtu si Saukun, investimet do të prekin çdo lagje të kryeqytetit. ?Sot nuk jemi në Bllok, por po të shohësh rrugën si është shtruar, asfaltuar, si janë bërë kanalizimet, trotuaret, si janë vendosur stolat, si janë mbjellë ullinjtë dhe bari, do të thotë që po punojmë me të njëjtin standard në çdo cep të Tiranës. Çdo rrugë, çdo trotuar, çdo stol, pemë e mbjellë rrit vlerën e gjithë banorëve, e shtëpive dhe gjithë lagjes. Sot kemi rrugë të reja në Saukun e Vjetër, ku vetëm emri ka mbetur i tillë sepse çdo gjë tjetër po investohet e re, duke nisur nga palestra e shkollës ?Ibrahim Brahja?, deri tek investimet në infrastrukturën rrugore?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-ndertimi-i-rruges-hermann-gmeiner-ne-sauk/