Rikonstruktohet rruga e Saukut - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra banorë të Saukut kanë tashme një rrugë të re. Bashkia e Tiranës përfundoi investimin për ndërtimin e rrugës ?Hermann Gmeiner?, e cila ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, një zonë me ndërtime kryesisht të reja.?Sot nuk jemi në Bllok, por po të shohësh rrugën si është shtruar, asfaltuar, si janë bërë kanalizimet, trotuaret, si janë vendosur stolat, si janë mbjellë ullinjtë dhe bari, do të thotë që po punojmë me të njëjtin standard në çdo cep të Tiranës. Çdo rrugë, çdo trotuar, çdo stol, pemë e mbjellë rrit vlerën e gjithë banorëve, e shtëpive dhe gjithë lagjes. Sot kemi rrugë të reja në Saukun e Vjetër, ku vetëm emri ka mbetur i tillë sepse çdo gjë tjetër po investohet e re, duke nisur nga palestra e shkollës ?Ibrahim Brahja?, deri tek investimet në infrastrukturën rrugore.?Veliaj siguroi banorët se investimet në këtë zone do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit. Sipas kryetarit te bashkisë paralelisht me procesin e legalizimit që po ecën me ritme të shpejta, do të punohet edhe për urbanizimin e këtyre zonave.?Duke qenë se qeveria ka ecur shpejt me procesin e legalizimit, tani Bashkia ka radhën me procesin e urbanizimit. Kjo është e vetmja mënyrë se si ecim përpara. Kemi përgatitur gjatë gjithë kësaj vere ndërhyrje në mbi 80 rrugë në të gjithë zonën e Tiranës periurbane, pra jashtë zonës së qendrës, dhe besoj se në shtator, kur shumë qytetarë të kthehen nga pushimet, do të gjejnë një situatë krejt tjetër.?Veç punimeve sipërfaqësore, në rrugën e re ?Hermann Gmeiner? janë kryer edhe punime nëntokësore në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe është vendosur sinjalistika e duhur dhe ndriçimi.

Free Traffic Exchange