Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vija bregdetare e Lezhës që tashmë është e mbushur me pushues vendas dhe të huaj në gjithë kapacitetin e saj, po monitorohet nga specialistët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar cilësinë në tregtimin e produkteve dhe shërbimeve por edhe për të shmangur abuzimet. Inspektorët e AKU që prej qershorit kanë vendosur 7 gjoba për subjektete që tregtonin pa standardet e kërkuara të sigurisë ushqimore.
Zonat turistike në qarkun e Lezhës janë vendosur nën monitorimin e Autoritetit Kombetar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore.
Që prej nisjes së sezonit turistik inspektoret e AKU-së kanë intensifikuar kontrollet, ndërsa bëhet e ditur se gjatë muajit qershor janë vendosur 7 gjoba për subjektet që nuk plotesonin kushtet e tregtimit te produkteve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zonat-turistike-ne-lezhe-nen-monitorimin-e-aku/