Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhurimet e pakta të qytetarëve kanë vendosur në vështirësi Bankën e Gjakut në Elbasan, që ka vështirësi në plotësimin e nevojave të pacientëve të rrezikuar. Sipas mjekut Meti Merxhani, fluksi rritet edhe për shkak të pacientëve nga Gramshi e Librazhdi ku bankat e gjakut pothuajse nuk kanë dhurime nga qytetarët. Mjeku apelon njerëzit të dhurojnë gjak pasi marrin përfitime edhe për shëndetin e tyre.
Banka e Gjakut në Elbasan nuk plotëson nevojat e spitalit rajonal për shkak se kërkesat janë të larta por dhurimet janë të pakta. Fakti pranohet nga doktor Meti Merxhani që saktëson se situata ka bërë që të ketë vështirësi në dhënien e gjakut për personat në dializë, talasemikët apo edhe të aksidentuarit, jeta e të cilëve rrezikohet nga mungesa e gjakut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mungesa-ne-banken-e-gjakut-ne-elbasan/