http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të komenteve të qytetarëve në faqen e tij të Facebook, ku ai i kishte kërkuar opinionin lidhur me reformat që duhet të jenë prioritet i qeverisë së re.Rama ka nënvizuar se DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM janë 3 çështjet më të përmendura duke shënuar edhe diferencë të konsiderueshme me të tjerat.Këto tre fusha shkruan Rama do të jenë dhe prioritet i qeverisë së tij.RAPORT PËR JUMë poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për mekanizmat e Bashkëqeverisjes me Njerëzit.Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve tuaja në postimin me titull: ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?Komentet e mëtejshme janë të mirëpritura për vijimin e bashkëpunimit tonë. S?keni parë gjë akoma.Statistika të sugjerimeve Për Shqipërinë që Duam.DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM janë 3 çështjet më të përmendura duke shënuar edhe diferencë të konsiderueshme me të tjerat. Të përmendura mbi 4900 herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim.Nëse do të përzgjidhnim 5 çështje kyçe, ato do të ishin: DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM -BUJQËSI-SHËNDETËSI, të sugjeruara 5237 herë.