Fier, 19-vjeçarja hidhet nga pallati - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e se premtes.Safete Bega 19 vjeç ka vendosur ti japë fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i tetë e banesës, ku ajo jetonte me bashkëjetuesin e saj 33-vjecarin Artur Çala. Ngjarja ndodhi rreth orës 02: 10 duke u gdhire e premtja, në lagjen ?Apolonia?.33 vjeçari Artur Cala njoftoi policinë, se bashkëjetuesja e tij ishte hedhur nga ballkoni. Por policia e ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje edhe atë, pasi nuk përjashtohet pista e një krimi të mundshëm.Grupi hetimor ka kryer ekspertizën për të vërtetuar nëse është vetëvrasje apo vrasje.Prej dy vitesh e gjysmë, 19-vjeçarja Safete Bega bashkëjetonte ne Fier me të dashurin e saj. Fqinjët tregojnë se Safetja dhe Arturi njiheshin si çift problematik, pasi ata ziheshin shpesh. Mësohet se të rinjtë ishin edhe me precedentë penale, pasi akuzoheshin për vjedhje në bashkëpunim me njeri-tjetrin.