Report TV - Ja detyrat e Protokollit të Shtetit për Kryemadhin. A do i zbatojë ajo?

2017-07-10 0

Me zgjedhjet e Ilir Metës në 28 prill si President i republikës, menjëherë vëmendja u përqëndrua tek Zonja e Parë. Atë kohë shtohej pyetja nëse bashkëshortja e presidentit mund të ishte deputete e një partie politike, teksa vetë kreu i shtetit ka funksion kushtetues të qënit mbi palët.

Por situata u bë më interesante këtë të mërkurë, kur Kryemadhi u zgjodh kryetare e LSI-së. Pra, Zonja e Parë, do të jetë udhëheqëse e një prej partive opozitare, ndërsa bashkëshorti i saj, Presidenti Meta do të duhet të gjykojë me ftohtësi dhe paanësi luftën politike mes kryetares së LSI-së, Monikës dhe kryeministrit të vendit, Ramës.