Report TV - Analiza e humbjes, figurat që rrezikohen ‘prerje kokash’ në PD

2017-07-10 0

Është koha e analizës dhe e përgjegjësive. Kjo ishte kryefjala paralajmëruese e Lulzim Bashës, në takimin e parë, në kuadër fushatës zgjedhore për kreun e Partisë Demokratike. Mesazhi tingëllon për dy grupe konkrete: Për ata që u ngarkuan me detyra gjatë fushatës dhe për ata që dolën kundër kryetarit para dhe pas zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Kështu, humbja dramatike në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit pritet të prodhojë disa efekte të pashmangshme në Partinë Demokratike, në kuadër të analizës së humbjes, ndarjes së përgjegjësive dhe procesit të ringritjen së partisë. Përpos dorëheqjeve të natyrshme nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pritet një tjetër lëvizjet: Ndëshkimet. Teksa dorëheqja e fundit është shënuar ditën e mërkurë, ndëshkimet do të nisin pas zgjedhjeve për kryetarin.