Report TV - Mandati i Idrizit, Zguri: KQZ do vendosë pas ankimimit

2017-07-10 0

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë vendim për mandatin e Shpëtim Idrizit në Qarkun e Tiranës".

Kështu u shpreh kreu i KQZ, Klement Zguri, i ftuar në studion e Report Tv. Ai theksoi se vendimi do të merret pas ankimimit nga kjo forcë politike.

?PDIU penalizohet nga një numër i pakët votash.

Kërkesa e tyre kishte të bënte me tabelat origjinale të rezultatit dhe ne kemi verifikuar rezultatet e çdo tabele origjinale të Qarkut të Tiranës. Tirana kishte një sensibilitet dhe e bën për këtë në respekt të kërkesës së PDIU.