ISP prezanton studimin, Krasniqi: Deputetët aktivë s’do të jenë më në Kuvend

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përmbyllje të legjislaturës së tetë të kuvendit të Shqipërisë, Instituti i Studimeve Politike prezantoi gjetjet kryesore dhe vlerësimet për punën e parlamentit dhe të deputetëve. Drejtori i Institutit, Afrim Krasniqi në përmbledhje të raportit theksoi se në këtë parlament, liderët politike ishin të gjithëpushtetshëm, ka patur një përfaqësim të dobët të zonave zgjedhore.
Krasniqi: Ka një mbipushtet të dy liderëve politikë. Kemi pasur dy lloj nismash të ardhura nga misionet ndërkombëtare sidomos reforma në drejtësi dhe bojkotin politik, i cili deri diku i ka penalizuar deputetët të shfaqin veten sepse e kishin të pamundur për të marrë pjesë në jetën parlamentare. Ka pasur vërtetë debat politik. Çdo qytetar ka pasur mundësi për të parë diferencën politike. Kjo është pozitive pavarësisht retorikës së përdorur. Ne kemi larguar nga Parlamenti njerëz me të shkuar kriminale. Në bazë të statutit të deputetët, këta njerëz edhe për tre vite kanë pasaporta diplomatike bashkë me familjen e tyre sepse konsiderohen ish-deputetë. Ata që folën më shumë, kanë ngelur jashtë Parlamentit. Ata që heshtën janë bërë prapë deputetë. Pjesa më e madhe e deputetëve janë banorë të Tiranës ose të Durrësit. Parlamenti nuk ka bilanc. Rasti i fundit ka qenë viti 1927.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/isp-prezanton-studimin-krasniqi-deputetet-aktive-sdo-te-jene-me-ne-kuvend/