Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Denis Shtraza ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Gazmend Çollakut. Në dëshminë e tij përpara gjykatës Shtraza ka thënë se vrasjen e ka mësuar nëpërmjet televizorit.
Shtraza ka thënë se me Ervin Dalipajn është takuar ditën kur ka ndodhur ngjarja.
Denis Shtraza ndodhet në burg pasi akuzohet se në bashkëpunim me ish-oficerin Ervin Dalipaj kanë rrëmbyer dhe më pas vrarë Gaz Çollakun.
Ervin Dalipaj i cili ishte shpallur në kërkim u ekzekutua në muajin prill, bashkë me një shokun e tij në autostradën Tiranë-Durrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/denis-shtraza-mohon-nuk-kam-lidhje-me-vrasjen-e-gazmend-collakut/