Fushata në PD, Basha e Selami prezantojnë platformat - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet e Kavajës jane te paret qe Lulzim Basha ka vendosur tu kërkoje votën per mandatin e dyte ne krye te Partisë Demokratike. Ne perballjen e pare me anëtaret e partisë qe drejton prej 4 vitesh, pas humbjes se zgjedhjeve, Basha ka theksuar se ka ardhur koha qe ai vete te mbaje pergjegjesite qe i takojnë.?Është ora për të marrë të gjithë përgjegjësitë e mia për të gjithë vendimmarrjen, për të gjykuar bashkë me ju, a bëmë gjithçka që mundëm? A qëndruam apo jo fuqishëm në kauzat që besonim, në kauzat e drejta të shqiptarëve; me dekriminalizimin, me luftën kundër drogës, me luftën për një drejtësi të pakapur e të panënshtruar politikisht dhe me luftën për zgjedhje të lira e të ndershme? Dhe nëse po, le të mos e konsiderojmë këtë fundin e një betejë, por njësoj si në vitin 1991, stacionin drejt betejës tjetër, betejës përfundimtare për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim. E për t?i rikthyer shqiptarëve shpresën në vend të frikës.?Ne 25 qershor PD fitoi bashkinë e Kavajës, fitore e cila erdhi sipas Bashes per shkak te bashkimit te demokrateve, dhe është nje model qe duhet ndjekur.?Dhe, ky është mësimi dhe thirrja ime sot, jo si kandidat, por si demokrat. Bashkohuni demokratë kudo ku jeni, lini mënjanë qefmbetjet. Nuk është ora për të parë se çfarë kemi marrë nga Partia Demokratike, por njësoj si në vitin 1991 është ora për të parë cfarë mund të japim për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë dhe demokracinë.?Basha përsëriti se maxhoranca i fitoi zgjedhjet me bandat e krimit dhe duke blere vota.