Drejtoria e Policisë së Vlorës ka marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje të mirë të sezonit turistik.
Shefi i rendit në këtë drejtori, Shpëtim Hasanaliaj, gjatë një prononcimi për mediat tha se policia ka organizuar 300 efektivë të policisë Vlorë për të qënë në gadishmëri, duke monitoruar të gjitha zonat turistike, si dhe për tu siguruar pushuesve e qytetarëve të Vlorës një sezon të mbarë.
Shefi i rendit tha se do të ketë edhe forca shtesë të punonjësve të policisë të nisura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit.
Ndërsa sot uniformat blu kanë shpërndarë edhe fletpalosje me thirrje për të gjithë pushuesit, turistë e qytetarë për të denoncuar në nr e telefonit të gjitha rastet e shkeljes dhe të kërkimit të ndihmës të uniformave blu nr pa pagesë, 129 dhe 126.
Ndërkohë kreu i policisë Vlorë tha se do të këtë edhe një takim me prefekten e qarkut Vlorë në lidhje me masat e sezonit turistik.
Drejtoria e policisë Vlorë u ka shprehur pushuesve qëndrim të këndshëm në sezonin veror, ndërsa në rast nevoje të kërkohet ndihma e policisë.