Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të Tiranës është drejt përmirësimit dhe se pavarësisht se aksioni ende nuk ka përfunduar, prurjet në rrjet janë rritur. Kështu deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa paralajmëroi edhe abuzuesit se vjedhja e ujit është krim.
Veliaj: ?Më vjen mirë që kemi rritur numrin e personave që kanë vendosur të bëjnë një lidhje të ligjshme me UKT. Vjedhja e ujit është krim, i cili gjithashtu dënohet si vjedhja e energjisë. Dua të garantoj qytetarët, në atë 10% të Tiranës që ka ndjerë këtë problem, që pavarësisht përmirësimit të situatës, do vijojmë furnizimin me bote dhe të sigurohemi që pavarësisht çfarë ndodh në këtë fushatë radikale për prerjen e lidhjeve të paligjshme, ata nuk do të ndiejnë mungesën e ujit të pijshëm?,
Deklaratën Veliaj e bëri gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e linjës kryesore të furnizimit me ujë në Bulevardin ?Bajram Curri?, në të cilën nuk është ndërhyrë që nga viti 1964.
Veliaj: ?Flasim për investime të cilat nuk janë bërë prej vitesh, të cilat jo vetëm shtojnë prurjet dhe transmetimin në këtë rrjet?Me investimin e sotëm i japim zgjidhje pjesës më të madhe të Tiranës së Re. Me rrjetin kemi ecur shumë përpara sepse kemi bërë rreth 105 investime vjet dhe mbi 100 të tjera këtë vit.?
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv