Rreth 120 mijë banorë të zonës së ish-Bllokut dhe të Tiranës së Re do mund të furnizohen në mënyrë të rregullt me ujë të pijshëm.
Paralelisht me masat e marra për ndërprerjen e prerjeve të paligjshme dhe shmangien e abuzimeve, Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë po i kushtojnë një vëmendje të veçantë edhe përmirësimit të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT, Redi Molla, inspektuan punimet që po kryhen për rikonstruksionin e linjës kryesore të furnizimit me ujë në Bulevardin ?Bajram Curri?.