Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili ishte një nga të penalizuarit e marrëveshjes politike të 18 majit, thotë se karriera e tij mori një lloj cënimi, por me rëndësi është se produkti final i zgjedhjeve ishte pozitiv.
I ftuar në Tonight Ilva Tare, Biba thotë se për herë të parë patëm një fushatë të qetë, jo shumë të kushtueshme dhe një rezultat final të gjithëpranuar.
Tare: U penalizove pak nga marrëveshja e 18 majit.
Biba: Në dorëheqjen time, ndonjëherë njeriu duhet të cedojë pak në atë tendencën ose udhëtimin e tij të karrierës për qëllime më të mëdha sesa karriera e tij e vogël ose interesat e tij të vogla personale. Në këtë aspekt, pa rënë në ato klishetë ?fitoi atdheu?, mjafton që ?zgjedhje të lira dhe të ndershme?, natyrisht që karriera ime mori një lloj cënimi. Por jam fare i lirë në këtë pikë, kështu që nuk kam ndonjë shqetësim. Nga ana tjetër pati produktet pozitive.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkarkimi-si-kryetar-i-kqz-biba-marreveshja-rama-basha-me-cenoi-karrieren/