Report TV - Kryemadhi zgjidhet kryetare e LSI: Qeverinë e çojmë për skrap

2017-07-10 0

Konventa Zgjedhore e LSI ka zgjedhur unanimisht Monika Kryemadhin kryetare të kësaj force politike.

Nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, 2300 delegatët e LSI, me votim të hapur, ngritën kartonët për Kryemadhin.

Në fjalën e saj përpara mbështetësve, Kryemadhi shpalosi objektivat e saj si kryetare e LSI-së në opozitë për herë të parë pas 8 viteve në pushtet, duke paralajmëruar betejë të fortë, jo vetëm në Kuvend, por edhe në rrugë e sheshe.

Free Traffic Exchange