Ora News - Pasiguria - Sejko: Fushata ngadalësoi ekonominë në tremujorin e dytë

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngadalësim i rritjes ekonomike të vendit është vënë re nga Banka e Shqipërisë në tremujorin e dytë, për shkak të situatave të pasigurta parazgjedhore. Kështu thotë Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, ndërsa veçon se edhe kushtet e pafavorshme klimaterike kanë pasur një ndikim të ndjeshëm në sektorët e prodhimit. Kursi i këmbimit do të vijojë të jetë i paparashikueshëm thotë Guvernatori Sejko, ndërsa euro do të vijojë të jetë e dobët.
Rritja e ekonomisë së vendit është ngadalësuar në tremujorin e dytë të 2017 për shkak të periudhës së pasigurte parazgjedhore.
Kështu u shpreh Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, ku veçoi se ndikim kanë pasur edhe kushtet e pafavorshme klimaterike në disa sektorë të prodhimit në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sejko-fushata-ngadalesoi-ekonomine-ne-tremujorin-e-dyte/