KORCE-Policia ka ndaluar mbrëmjen e djeshme 36-vjeçarin me inicialet E.Sh. nga fshati Leminot pasi kryente vepra të turpshme ndaj vajzës së tij, si edhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.
Ndalimi u pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se burri ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 5-vjeçare.
Gjithashtu, gruaja ka denoncuar se burri ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Nga deklarimet e gruas dhe akt ekspertimi i psikologëve,rezulton që 36 vjecari, prej 3 muajsh kryente vepra të turpshme me të bijën. Familjaret e E.Shulit, mohojne akuzat,duke i konsideruar sajesa të nuses,e cila sipas tyre donte të divorcohej, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.