Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryqi i Kuq Shqiptar pret të rrisë numrin e vullnetarëve prej ditës së sotme kur ai ka ndryshuar edhe sistemin e regjistrimit. Përmes një database të ri tashmë kjo shoqatë garanton edhe ruajtjen e të dhënave të anëtarëve në sistem dhe po ashtu edhe transparencën.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar do të mund të regjistrohen si anëtarë përmes një sistemi të ri.
Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi, thotë tashmë se do të ketë edhe një rritje të cilësisë së ruajtjes së të dhënave online të shoqatës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryqi-i-kuq-shqiptar-sistem-te-ri-per-anetaresimin/