http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse shkolla ka jave qe ka përkundur, nxënësit ende nuk kane marre dëftesat e notave.Mësuesit kane përfunduar nxjerrjen e rezultateve, por jane ne pritje te kartonit qe zyrtarizon përfundimin e nje viti shkollor. Me shqetësuese kjo vonese është per maturantet, te cilet kane nisur aplikimet per shkollat e larta jashtë vendit.Çdo vit dëftesat shpërndahen pranë shkollave ne fillim te korrikut. Por pezullimi i tenderit ne muajin maj, per arsye qe nuk bëhen te ditura, ka shkaktuar vonesa ne shpërndarjen e dokumentit zyrtar te notave. Sekretari i përgjithshëm ne Ministrinë e Arsimit deklaron se javën tjetër dëftesat do te shpërndahen pranë shkollave.Tenderat per prodhimin e dëftesave zhvillohen kryesisht rreth muajit prill per te qene gati pas përfundimit te shkollës. Zvarritja e këtij viti do te beje qe jo vetëm nxënësit ti marrin rezultatet me vone por dhe mësuesit duhet te kthehen nga pushimet per plotësimin e tyre.