Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot delegacionin e drejtuesve të lartë të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga ambasadori Peter Teljer dhe e njohu atë me problemet e mëdha të zgjedhjeve, sipas tij, dhe me faktin se, siç tha Basha, procesi i 25 qershorit jo vetëm nuk e shëroi plagën e zgjedhjeve, por përkundrazi e thelloi dhe ekspozoi më shumë atë.