Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arsimi profesional në Lezhë duket se po shihet si një mundësi e mirë për fëmijët që kërkojnë të pajisen me një diplomë të vlefshme sipas aftësive të tyre. Shkolla e Mesme Profesionale ?Kolin Gjoka? në Lezhë, sipas drejtorit Bardh Dedgjonaj synon të kthehet në një shkollë ekselence, falë edhe mbështetjes nga projekti zviceran.
Bardh Dedgjonaj: ?Edhe pse nuk ka përfunduar akoma klasa e 9-të, nuk i kanë marrë deftesat, shumë prindër kanë ardhur këtu për të regjistuar fëmijët e tyre në shkollën tonë ku nxënësit janë me nota të larta.?
Shkollën e vizituan përfaqësues të një delegacioni të Politikave të Arsimit Profesional të vendeve gjermanisht folëse, nga Gjermania, Austria, Zvicra. Ndërsa pjesë e delegacionit ishin edhe specialistë boshnjakë dhe kosovarë. Nëndrejtori i Projektit Aftësi për Punë, Fatjon Dragoshi thotë se qëllimi është promovimi më shumë i arsimit profesional në qarkun e Lezhës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arsimi-profesional-rritet-interesimi-nga-nxenes-me-rezultate-te-shkelqyera/