Report TV - Pushuesit të pasigurt, ikin rojet bregdetare, s'paguhen nga bashkitë

2017-07-10 1

Teksa sezoni turistik veror po i afrohet pikut, sërisht bregdeti ynë vijon të ketë probleme. Veç infrastrukturës, që ende le për të dëshiruar, edhe shërbimet apo cilësia janë akoma shqetësuese.

Një nga problemet më të mëdha është sigura gjatë plazhit. Disa raste humbje jete janë regjistruar këtë sezon, ndërsa vihet re mungesa e rojeve bregdetare. Gentian Marishta, specialist pranë Agjencisë Bregdetare, thotë se Agjencia ka trajnuar 42 roje bregdetare në Mal të Zi për të shërbyer në të gjithë bregdetin, por ato janë jashtë shërbimit pasi bashkitë bregdetare nuk i paguajnë.

?Është një mungesë e theksuar e kullave të vrojtimit, por edhe e rojeve brgdetare. Ne si agjensi kombëtare e bregdetit, kemi trajnuar dhe çertifikuar 42 studentë në Mal të Zi për sa i përket rojeve bregdetare, por pjesa më e madhe prej tyre kanë mbetur pa punë sepse pushteti vendorë dhe bashkitë përkatëse bregdetare, nuk kanë mundur ti sistemojnë, nuk kanë mundur të plotësojnë hapsirat e tyre që menaxhojnë me kullat e vrojtimit?, tha Marishta .