Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
36 vjeçari Edison Shuli nga fshati Leminot u vu në prangat e policisë pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte seksualisht vajzën e tij 5 vjeçare. Ai u denoncua nga bashkëshortja, e cila e akuzon jo vetem për akte pedofilie të përsëritura ndaj vajzës së tyre, por edhe për dhunë fizike dhe psikologjike.
Nga deklarimet e gruas dhe akt ekspertimi i psikologeve, rezulton që 36 vjeçari, prej 3 muajsh kryente vepra të turpshme me të bijën. Familjaret e Edison Shulit, mohojnë akuzat, duke i konsideruar sajesa të nuses , e cila donte të divorcohej, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Nëna e Edison Shulit: Kot ja nxjerr dalit, për ta future në burg, se ka para kurse ne jemi hollë.
Sipas familjareve, prej muajit prill dhe në vazhdim, gruaja e akuzonte Edison Shulin se zhvishej në prani të vajzës së mitur dhe e prekte atë.
Nëna e Edison Shulit: Pasi i tha nusja kështu, djali piu dhe theu lavatriçe ca kishte ketu. Kishte denoncuar i ati i nuses, ndërsa djali ishte në Korçë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkeshortja-e-denoncoi-se-ngacmoi-vajzen-nena-e-36-vjecarit-e-mohon/