Report TV - Vjedhja e BSH, gjykata: Bitraj e Bruzia ktheni paratë që morët

2017-07-10 3

TIRANE-Kur kanë kaluar 3 vite nga skandali i vjedhjes së 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, gjykata civile ka vendosur që të dënuarit për këtë vjedhje Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia duhet të kthejnë në bankë paratë e vjedhura.
ReportTv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatëses Rezarta Balliu, ku më 21 qershor është vendosur kthimi i parave dhe sekuestro mbi cdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të dy të dënuarve Bitraj e Bruzia.
Më 3 Mars 2015 Banka e Shqipërisë ju drejtua gjykatës me një padi shkaktim dëmi, por pas disa muajve pezullim ky proces u rihap me dënimin e formës së prerë dhënë nga apeli me 13.4 vite ndaj Ardian Bitraj dhe 10 vite ndaj Mimoza Bruzia.

Në Korrik të 2014 rrëfimi i vetë Ardian Bitrajt zbuloi skandalin e vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë.

Pas këtij skandali zyrtarët më të lartë të bankës përfshi dhe guvernatorin Ardian Fullani përfunduan në pranga.

Free Traffic Exchange