http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mori pjesë ne përurimit të rikonstruksionit të bllokut të banimit ?Bajram Curri?, pranë Pallatit me Shigjeta. Ambienti është shndërruar në një hapësirë çlodhëse. Veliaj tha se Tirana nuk ka më kohë që të humbasë, por vetëm të ecë përpara.?Kemi një premtim: Çdo vit do të rehabilitojmë 50 blloqe banimi. Tirana ka qindra të tillë, të cilat kanë nevojë të sistemohen, por duke punuar çdo ditë nga një, kjo është mënyra se si ecim përpara. Duke bërë llogje, duke penguar e sharë njëri-tjetrin, duke u marrë me punë të kota, vetëm humbasim kohë. Tirana ka humbur 4 vjet boll me kunetërit, tani duhet të ecim përpara vetëm me punë. Vetëm puna na nxjerr në dritë.?Sipas Veliajt investimi në këtë zonë të kryeqytetit është tregues se Tirana funksionon vetëm me punë.?Një ndër arsyet pse njihet si Pallati me Shigjeta është se Edi Rama, si kryetar bashkie, ishte i pari që vuri dorë në këtë pallat. Megjithatë, besoj se pas katër viteve të gjumit, të gjithë kemi kuptuar se Tirana nuk funksionon me kunetër. Tirana funksionon vetëm me punë, shpresë e optimizëm dhe besoj se vetëm duke zgjidhur çdo ditë nga një problematikë, siç ishte kjo kënetë që kemi pasur tek Pallati me Shigjeta dhe kjo situatë aspak e këndshme ku fëmijët s?kishin një hapësirë, duke e rikthyer në një hapësirë falë duarartëve të Bashkisë dhe të papërtuar edhe në këto ditë vere, vetëm kështu mund të ecim përpara?Kreu i bashkisë ka shfrytëzuan këtë rast për t?u kërkuar të gjithë qytetarëve të Tiranës të zgjedhin administratorin e tyre dhe të bashkëpunojnë për përmirësimin e jetesës në komunitetit.