Pas daljes së Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë, mandati i qeverisë ?Rama 2? duket se do të shënjohet nga reforma në administratën publike. Në kuadër të motos ?të çojmë tepsinë për skrap?, kryeministri Edi Rama ka ngritur një grup pune për monitorimin e organizimit dhe funksionimit të administratës, për ta kthyet këtë fundit në shërbim të shqiptarëve. Në bazë të konstatimeve, grupi do të përgatisë një dokument me rekomandime, të cilat do të jenë vendimtare për fatin e administratës publike.
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve, të cilët e ndjejnë veten të aftë, që të aplikojnë për t?u punësuar në administratën publike, duke dhënë një tjetër mesazh të qartë, për lëvizje të mundshme në administratë.
Krahas këtyre lëvizjeve, qeveria shqiptare ka një plan të miratuar, mbi të cilin do të bazohet reforma në administratë. Shqiptarja.com publikon pikat kryesore të operacionit në administratën publike, për javët, muajit dhe vitet në vijim, deri në 2020.
Pikat e ndërhyrjes parashikohen në vendimin nr. 319, datë 15.4.2015. Për periudhën që përkon me formimin e qeverisë së re në shtator dhe në vijim, parashikohet një përmbysje e strukturave aktuale të institucioneve të administratës publike në nivel qendror dhe lokal, ç?ka pritet të reflektohet, sipas rasteve, me largimet dhe rekrutime të reja në administratë.