Report TV - Bushat, stallat e derrave pranë shtëpive, banorët:Nuk jetohet

2017-07-10 4

Ajri i ndotur ndihet që në hyrje të Bushatit.

Janë 3 stallat e derrave, që të ndërtuara vetëm 200 metra larg banesave të kësaj zone, kanë vështirësuar jetesën e banorëve aty.

Ndoc Molla është njëri prej tyre, që teksa na tregon rreth kalvarit të kaluar në gjykata, shpreh pamundësinë për të jetuar në këto kushte.

?Nuk ka asnjë lloj qetësie.Shkurtimisht me pak fjalë këtu nuk jetohet.Të ikësh ti lëshosh një kompleksi blegtoral industrial derrash të dhënë në kundërshtim me ligjin, të ndërtohet një kompleks në themelet e shtëpive tona që i kemi trashëgim nga të parët tanë" shprehet Molla.