Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 50 hektarë pyje, kullota dhe shkurre janë djegur nga zjarret deri tani.
Shifra u bë me dije nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, sipas të cilit dëme të konsderueshme ka edhe në dru frutorë.
I ftuar në Ora News ai tregoi dhe zonat me risk më të lartë ndaj zjarreve.
Prençi: Në pyje dhe kullota sasia ka shkuar në rreth 50 hektarë pyje, kullota dhe shkurre. Kurse në pemë frutore janë djegur rreth 800 rrënjë ullinj dhe 300 rrënjë dru frutore, kryesisht në rajonin e Beratit dhe Fierit. Zonat më problematike janë ajo e Fierit, e Vlorës, Elbasanit, Beratit dhe Skraparit. Vatra zjarri kemi pasur dhe në kurorën e liqeneve të Lurës, në Pregj Lurë, zonë shumë e largët për të ndërhyrë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bilanci-i-zjarreve-prenci-jane-djegur-50-ha-pyje-kullota-e-shkurre/