Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Temperaturat e larta kanë ndezur edhe fushën e grumbullimit dhe depozitimit të mbetjeve urbane të qytetit të Lushnjës.
Edhe pse e ka plotësuar ciklin e saj e duhej mbyllur dekada më parë, fusha vijon të prodhojë ndotje për banorët e rrethinave të Lushnjës, ndërsa era e këtyre ditëve të fundit e ka çuar tymin edhe në lokalitetet më të largëta.
Shkaku i zjarrit në fushë grumbullimin e mbetjeve mbetet i papërcaktuar, por duket se temperaturat e larta kanë ndikuar në përhapjen e tij.
Ajo që është e sigurt është ndotja e madhe që sjell për banorët. Bashkia e Lushnjës e njeh situatën, por ne mungese te fondeve të veta, mbetet në pritje të një investimi nga qeveria
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lushnje-ndotje-ne-nivele-alarmante-nga-djegia-e-mbeturinave/