Sot ka qenë përballja e dytë e biznesmenit Ylvi Beqaj me grupin e Emiljano Shullazit.
Në seancën e sotme tek Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar dëshminë biznesmeni Ylvi Beqaj, ndërsa në seancën e radhës do të dëshmojë kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho dhe dy noterë.
Në pjesën më të madhe të pyetjeve nga të pandehurve Ylvi Beqaj ka refuzuar të përgjigjet duke deklaruar se cka patur për të thënë i ka dëshmuar më parë dhe disa detaje nuk i kujtohen.