http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse është i akuzuar nga Prokuroria dhe nga dëshmitari i drejtësisë, Ylvi Beqja, per gjobëvenie, kanosje dhe dëmtim prone me eksploziv, Emiljano Shullazi nuk i reshti kërcënimet ne sallën e gjyqit.Para trupit gjykues, ai beri të qartë se 30% te pronësisë së tij tek ?Hotel Vollga? në Durrës, nuk do ta gëzoje askush.Këtë të martë ishte përballja e fundit te Krimet e Rënda, mes biznesmenit Ylvi Beqja dhe grupit të Emiljano Shullazit.Më herët gjate dëshmisë Beqja kishte nxjerre emra të njohur, qe nga ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja e deri te ish-kreu i Hipotekave Ilirjan Muho.Pavarësisht se seanca e dëshmisë së Beqajt ishte pyetje përgjigje, ky i fundit i ka befasuar të gjithë me qëndrimin e tij.Në pjesën më të madhe të pyetjeve nga të pandehurit, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela, biznesmeni iu përgjigj duke thëne: ?S?më kujtohet? dhe ?nuk mbaj mend?.Por ky ndryshim i qëndrimit të dëshmitarit të drejtësisë, acaroi pas kafazit Emiljano Shullazin, i cili me tone të larta i kërkoi gjykatës qe ky person të mos merret seriozisht, pasi një javë më parë i kishte akuzuar për gjobëvënie dhe tani pretendon se nuk i kujtohet asgjë.Po ne ketë seance, Beqja i kërkoi gjykatës te ndiqet penalisht Shullazi per fyerje dhe kërcenime, te bera ne seancën e kaluar, gjate nje momenti kur trupi gjykues nuk ishte ne salle.Javën e ardhshme priten të dëshmojnë avokati Neshat Fana, dy noterët Drita Pepi e Aida Spahiu, si edhe ish-kreu i hipotekave, Ilirjan Muho.