Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Bryan Yee, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë plan për rishikimin e kufijve në Ballkan, duke nënvizuar se cdo veprim i tillë do të prodhonte destabilitet. Në një intervistë për të përditshmen greke, Kathimerini, diplomati amerikan është pyetur edhe për idenë e Shqipërisë së Madhe. Sipas Yee, nuk ka asnjë përpjekje serioze për të ndryshuar hartën aktuale.
?Ne nuk e mbështesim rishikimin e hartës së Ballkanit dhe refuzojmë retorikën nacionaliste. Në dijeninë time s?ka tentativa serioze për ndryshimin e kufijve në rajon. Harta e Ballkanit përcaktohet qartë, njihen ndërkombëtarisht dhe nuk përbëjnë objekt mosmarrëveshjes. Ndryshimi i saj nuk do të ndihmonte sigurinë dhe stabilitetin në rajon?, ka thënë Yee.
Më tej, Yee shprehu mendimin e tij në lidhje me situatën në Ballkan, duke vlerësuar një sërë zhvillimesh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/brian-hoyt-yee-kufijte-e-ballkanit-te-percaktuar-qarte/