Report TV - Jemin Gjana shpall proçedurën e votimit për kreun e PD

2017-07-10 3

Dy kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami do të përballen publikisht disa herë gjatë fushatës së tyre.

Pas mbledhjes në një deklaratë për mediat, Kryetari i Komisionit për zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, Jemin Gjana ka shpjeguar përgatitjen e procesit të votimit në datë 22 korrik.

Votimi do të bëhet në cdo degë të PD në rrethe, ndërsa drejtuesit e tyre janë përgjegjës edhe për organizimin e takimeve me kandidatët.

Lista e votuesve do miratohet nga komisioni, jo më vonë se 5 ditë para zgjedhjeve, ndërsa përditësimi i fundit i anëtarësisë që do të merret për bazë do të jetë i datës 28 Qershor.

?Kryesitë e degëve ne rrethe janë përgjegjëse për procesin e votimit të kreut të PD që zhvillohet ne datë 22.

Ambientet ku do të kryhet votimi do të miratohen nga Komisioni bazuar nga propozimi që do vijnë nga degët jo më vonë se 15 korriku.

Free Traffic Exchange