Ora News – KQZ miraton rezultatin për Tiranën, PDIU pa mandat në Tiranë

2017-07-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve la në fuqi rezultatin për Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të qarkut të Tiranës që la Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet pa mandat në këtë qark. Me 4 vota kundër, KQZ hodhi poshtë kërkesën për shtyrje të shqyrtimit të rezultatit të qarkun e Tiranës. KQZ ka miratuar rezultatet e qarqever të tjera në vend duke certifikuar kështu edhe rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka çertifikuar rezultatet e të gjitha qarqeve në vend përveç qarkut të Gjirokastrës ku ka mbetur pa u numëruar 1 kuti. KQZ ka lënë në fuqi tabelat e miratuar nga Komisionet Zonale të Administrimit të Votave
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, mandati për të cilën u humb për më pak se 40 vota, kërkoi shtyrje me 48 orë të vendimit të KQZ për qarkun e Tiranës, pasi përfaqësuesja Mesila Doda, pretendoi se në tableat pëmbledhëse të KZAZ janë bërë pasaktësi në rezultat duke ia mohuar me patëdrejtë mandatin kësaj force politike, një kërkesë që u kundërshtuan nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji.
Doda: PDIU ka sot 12495 vota të disponuara.
Përfaqësuesi i PDIU: ?I kërkojmë KQZ që paraprakisht të realizojë shqyrtimin e materialit filmik të regjitrimit të kamerave të procesit të numërimit, verifikimin e tabelave të rezultateve të nxjerra për të gjitha 1198 QV të Qarkut Tiranë, me rezultatin për votat e vlefshme të nxjerrë nga materiali i regjistrimit, numërimit dhe korrigjimin e miratimin më pas dhe tabelës përmbledhëse të rezultateve të zonës zgjedhore qarkut Tiranë. Mbi këtë rezultat të korrektuar në këtë mënyrë ju kërkojmë të shtyhet me të paktën 48 orë thirrjen e kësaj mbledhjeje?
Salianji: Ankuesi në këtë seancë ka pasur anëtar të grupeve të numërimit në çdo ZAZ dhe minimum para se të na tregonte fotografitë minimum duhet të na tregonte një procesverbal të një grupi numërimi, ku përfaqësuesi i saj ose vëzhguesi duhet të kishte bërë kontestim.
Propozimin e zonjës Doda, KQZ e hodhi poshtë me 4 vota kundër ku ra në sy dhe vota kundër e kryetarit Klement Zguri, edhe pse 2 përfaqësuesit e tjerë të PD votuan pro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-miraton-rezultatin-per-tiranen-shpetim-idrizi-nuk-do-jete-deputet/

Free Traffic Exchange