Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas rrëzimit të kërkesës së PDIU që të shtyhej me 48 orë shqyrtimi i rezultatit të Tiranës, ka reaguar edhe Mesila Doda. Sipas saj, PDIU ka prova filmike që tregojnë sgtrembërim të vullnetit të zgjedhësve, duke tentuar rrëmbimin e mandatit të PDIU në tavolinë.
Doda: PDIU i mungonin vetëm 36 vota për mbërritur në pragun prej 3% sipas të dhënave që kishte KQZ. Unë sot i solla 38 votat e vlefshme ndërkohë që kemi mbi 52 vota të vlefshme në 10% të materialeve të shikuara deri tani. kërkesa jonë për kqz
Kërkësa jona për KQZ ishte shtyrja me 48 orë me qëllim që të bëhej kqyrja e të gjitha materialeve zgjedhore pasi materialet filmike janë pjesë e materialeve zgjedhore dhe do të duhet të ishin në dispozicion të KQZ pasi këtu bëhet fjalë për shtrembërimin e vullnetit të zgjedhësve.
Provat janë në tavolinë dhe materialet tregojnë se PDIU e ka kaluar këtë limit prej 12 470 vota që ka caktuar për qarkun e Tiranës.
Sot sollëm të gjitha QV që kishte një shtrembërim së bashku me fotografitë përkatëse, ka dhe raste të tjera më flagrante. Nuk dua të jap një shtrembërim të vullnetit, por në shumë raste evidentohet një pasaktësi dhe dashakeqësi në rastin më të keq për shtrembërim të vullnetit të zgjedhësve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-miraton-rezultatin-per-tiranen-shpetim-idrizi-nuk-do-jete-deputet/