Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli në një intervistë për Report Tv shprehet se zgjedhjet për kryetarin e PD duhet të ishin shtyrë për të pasur më shumë kohë për analizë dhe fushatë, ndërsa kërkon që e djathta nuk duhet të bëhet si PS dhe LSI përsa i përket garës brenda partisë.
Përsa i përket garës mes Selamit dhe Bashës, ai thotë se është e pabarabartë, ndërsa Selamin e cilëson si një lojtar rezervë, që kërkon të futet në fushë, ndërkohë që për 4 vite nuk ka bërë opozitë në parlament.
?Zgjedhjet mund të bëheshin ditët e para të shtatorit, para nisjes së parlamentit, kur opozita të hynte të ishin zhvilluar.
Për mua është gabim që nuk u la koha e mjaftueshme. Në kryesi u votua, por ishte e paqartë vendimmarrja, pavarësisht se u rrëzua 14-11, u tha se janë 20 abstenime.
Edhe kryesia kishte nevojë për më shumë kohë për reflektim dhe nuk prodhon asgjë të keqe reflektimi.