Çako vlerëson punën e policisë gjatë zgjedhjeve, tani fokusi në parandalimin e zjarrvënies

2017-07-10 0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë një takimi me Drejtorët qendrorë dhe ata vendorë, ka falënderuar këta të fundit për profesionalizmin, përkushtimin dhe paanshmërinë e treguar në menaxhimin e masave të mara nga Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Çako ka vlerësuar punën e gjithë punonjësve të policisë, rolin e tyre, ku pavarësisht temperaturave politike të cilat shpeshherë tentuan ta përbaltin punën e policisë apo ta akuzonin këtë të fundit për njëanshmëri, ka vlerësuar maksimalisht qëndrimin dhe profesionalizmin e çdo punonjësi policie.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit të shpërndarë për median, Drejtori i Përgjithshëm, ka vlerësuar punën dhe profesionalizmin e treguar nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Altin Qato, për menaxhimin dhe drejtimin e gjithë këtij procesi, ku për herë të parë u aplikua një program i menaxhimit online të shërbimeve të Policisë së Shtetit, për procesin e votimit.

Gjatë takimit, Çako është ndalur në përmbushjen e një prioriteti tjetër madhor për Policinë e Shtetit, në parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, prioritet ky mbarëkombëtar i shpallur nga Qeveria.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se krahas punës së pandërprerë dhe angazhimit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, për të çuar drejt zerimit kultivimin e kanabisit, na duhet të përqëndrohemi në rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik veror, krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, në patrullimin nga Policia në plazhe.

Gjithashtu puna jonë të përqëndrohet edhe në drejtim të parandalimit të prerjes së pyjeve, të zjarrvënies, të ndërtimeve pa leje, të vjedhjes së energjisë elektrike, të goditjes së personave që qarkullojnë me armë, parandalimit të vjedhjeve etj.

Free Traffic Exchange