Pretenca e Prokurorisë për bandën e vrasësve me pagese - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 41

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dy burgime të përjetshme dhe 131 vjet burgim për 10 të pandehur, të akuzuar se kryenin vrasje me pagesëKy grup, sipas akuzës udhëhiqej nga Admir Tafilaj, i cili drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin përjetë për krime të kryera më herët.Prokurori i çështjes, Ervin Kondili tha gjatë konkluzioneve përfundimtare se hetimi ka nisur në Shkurt 2015.Përveç Tafilajt, burgim i përjetshëm u kërkua edhe për ekzekutorin Kristi Pine.Ky i fundit kishte fituar statusin e të penduarit të drejtësisë, duke ju konvertuar dënimi ne vetëm 10 vite heqje lirieProkuroria kërkon që të dënohen me nga 35 vite burg dy të pandehurit tjerë, Elson Merdani dhe Dritan Peksani. Ata akuzohen gjithashtu për vrasje me paramendim, pasi së bashku me Kristi Pinen, të urdhëruar nga Admir Tafialaj, ekzekutuan në banesën e tij ne Shkodër, Brahim Manin.Emri i vrasësit me pagesë Kristi Pine lidhet edhe me Alfred Qefalinë dhe Klajdi Shërmadhin.Akuza kërkoi 27 vite dhe 21 vite për këta dy të prangosur, të cilët i vendosën tritol pronarit të një lokali pranë qytetit studenti në TiranëPer Aleksander Goran, u kërkuan 5 vite burg, Fatos Koka, Albano Beqi me nga 3 vite burg, ndërsa Dhimiter Zoto 2 viteKëta persona, sipas prokurorisë, ishin prapavija e grupit kriminal qe gjente arme dhe strehonte anëtaret e bandës se udhëhequr nga Admir Tafilaj.

Free Traffic Exchange