Dy dënime me burg përjetë dhe 131 vite burg është kërkesa e prokurorisë për grupin kriminal të drejtuar nga Admir Tafili i cili sipas hetimeve të akuzës porosiste vrasje me pagesë nga qelia e burgut.
Pas 60 seancave prokurori Besnik Muci ka mbyllur pretencën duke kërkuar përkatësiht burg përjetë për urdhëruesin e vrasjeve Admir Tafili dhe ekzekutorin e grupit Kristi Pine.
Ndërkohë për Pinen kjo kërkesë u reduktua në 10 vite pasi në dosjen me 12 të pandehur ai ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Ndaj Tafilajt prokuroria ngriti 6 akuza: - ?Vrasje me paramendim?, ?Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë?; ?Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje?; ?Vetëgjyqësi?; ?Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal?; dhe ?Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal?.