Në ditën e pestë të punës se task forcës për ujin, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin e pijshëm, ndërsa premtoi marrjen e të gjitha masave për disiplinimin e abuzuesve.
Veliaj: Jemi në një situatë jo të lehtë sa i përket gjendjes së ujit të pijshëm. Është një situatë e cila ka prekur një pjesë të madhe të Italisë, Ballkanit dhe nuk jemi të vetmit, e po kështu si këto vende të Evropës Perëndimore, edhe ne po aplikojmë të njëjtat praktika, të konservimit të ujit të pijshëm dhe të disiplinimit ndaj abuzuesve. Çdo pikë uji që mund të konservojmë është e dobishme, por do të jemi radikalë kur vjen puna për të disiplinuar ata që me ujin e çezmës lajnë makinat, tapetet, freskojnë rrugën apo vadisin bahçen, që fare mirë mund të bëhen me ujë pusi siç janë bërë historikisht në Shqipëri?.http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-veliajt-kurseni-ujin-e-pijshem/