Gara për kryetarin - Selami: Të shtyhen zgjedhjet për kreun e PD. Basha lidership jo demokratik

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami ka propozuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kreun e PD, datë që është përcaktuar për në 22 korrik.
Në një deklaratë për mediat, Selami tha se ka propozuar që zgjedhjet të zhvillohen javën e parë të shtatorit.
Selami: Unë nuk isha në grupin organizator, pavarësisht se i kontaktuar me ta. Unë tani u takova me kandidatin tjetër, zotin Basha dhe biseda ka qëllim pikërisht këtë, për të bërë një garë sa më të pastër, një garë sa më të mirë për të dalë sa më të fortë nga kjo. Ne u takuam me simpatizantët e thjeshtë atje, edhe unë i bëra një vërejtje shoqërore kandidatit Basha që e ka filluar pak me vonesë sepse unë e kisha shoqëruar. Kjo është një garë brenda familjes, kjo është një garë vizionesh. Ka kohë që unë kam marrë qëndrim ndaj zotit Basha edhe kur ishte kryetar që ky model është model i kapërcyer, që ne të kthehemi në shpresë për shqiptarët PD ka për mision që të prezantojë para shqiptarëve një lidership të ri, një lidership bashkëkohor, lidership demokratik për të cilin unë them që fatkeqësisht zoti Basha nuk e ka dhe këto zgjedhje këto provuan. Unë kam bindjen se unë mund ta bëj këtë gjë dhe kam shpresë që demokratët do ta përkrahin siç e kanë përkrahur në njësinë 2 ku unë jam.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/eduard-selami-kerkon-shtyrjen-e-zgjedhjeve-per-kreun-e-pd/