E ndërsa Astrit Patozi është në pikëpyetje, pas mbylljes së afatit zyrtar për depozitimin e kandidaturave Lulzim Basha dhe Eduard Selami kanë nisur fushatën me një shtrëngim duarsh.
Takimi mes Bashës dhe Selamit në prani të disa anëtarëve të PD është regjistruar në lokalin pranë selisë së Partisë Demokratike.
Basha dhe Selami kanë takuar demokratët, ndërsa nga sot pritet që të fillojnë turin në cdo degë të PD në rrethe për të marrë besimin e anëtarëve.
Në datë 22 korrik do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD.