FIER-Një makinë është përfshirë nga flakët në lëvizje mëngjesin e sotëm në lagjen "1 Maj" në unazën e qytetit.
Mjeti tip "Renault" me drejtues shtetasin A.B, banues në Libofshë, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur plotësisht.
Pas përfshirjes nga flakët drejtuesi i makinës ka dalë me shpejtësi, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.