SHENGJIN-Një grua është lënduar, pasi është qëlluar me sende të forta në kokë dhe në trup pas një sherri me disa tregtar të tjerë ambulantë në plazh.
Pas sherrit kanë ndërhyrë pushuesit, ndërsa e lënduara është dërguar për në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasditen e sotme.