Akuza të forta, Bashës: Në Bashki na vure gjobë me kunatin

2017-07-10 2

Kompania e ndërtimit Arlis ShPK bën akuza të forta ndaj ish-kreut të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, sot në krye të Partisë Demokratike duke e akuzuar atë për gjobëvënie. Duke iu referuar akuzave të Bashës për pasardhësin e tij në Bashkinë e Tiranës, Erion Velaj për çështjen e një kompleksi në zonën e ish-parkut të autobuzëve, kompania thotë se në 2013-ën Basha u vuri gjobë nëpërmjet kunatit të tij.

?Në 2013, Bashkia e asaj kohe na dërgoi kunatin për t?i ?falur? një pjesë të konsiderueshme të ndërtimit. Ne e refuzuam këtë pasi ishte një ?gjobë? për të lejuar diçka që vetë Plani 2013 e lejonte. Kur ne refuzuam gjobën e kunatit, z. Basha bëri një teatër duke e quajtur ?lulishte? pronën tonë private si hakmarrje që nuk i falëm gjysmën e biznesit?.

Ndërsa Basha thotë se janë oligarkët që vendosin për lejet e ndërtimit, kompania e ndërtimit thotë se leja për këtë kompleks është dhënë në bazë të planit vendor të miratuar nga vetë Lulzim Basha, kur drejtonte Bashkinë.

?Leja në fjalë është lëshuar në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës i miratuar në vitin 2013 nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Plani i asaj kohe parashikonte ndërtime banimi dhe shërbimesh në këtë hapësirë. Procedura është ndjekur nga subjekti përgjatë vitit të kaluar, kur në fuqi ishte ende plani urbanistik i hartuar nga Lulzim Basha?.

Sipas tyre, në 2015-ën Bashkia e re rriti ndjeshem taksat për ndërtuesit deri në 10-fish, ndaj sot Bashkia e Tiranës nga të treja fazat e ndërtimit përfiton 5 milion Euro taksa për investime publike, si dhe 50% e territorit të lihet e gjelbër si lulishte për komunitetin.

?Në terma financiarë për kompaninë tonë pagesa e kësaj takse gjigante dhe falja e gjysmës së pronës komunitetit është njësoj në vlerë me atë që kërkonte kunati. Por ne pranuam me mirë t?ja japim këtë Bashkisë për interes publik sesa një individi privat të lidhur me ish-kryetarin!?

Në fund të reagimit të saj, kompania e ndërtimit bën një lutje për politikanët që të mos abuzojnë me pronën e tyre private dhe as me protesta për t?u vënë gjobat e radhës, pasi sipas tyre, kanë paguar taksat 10-fish, po falin gjysmën e pronës dhe nuk munden të japin më shumë.

Tv Klan