Në një intervistë për "France 24", Kryeministri Edi Rama u shpreh se pret që bisedimet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të nisin këtë vit. Megjithatë ai theksoi se nuk do të habitej nëse nuk do të ndodhte kështu.
"Ne nuk kemi alternativë tjetër. Presim që bisedimet me BE-në të nisin këtë vit. Nuk do çuditesha edhe po të mos fillonin. Jo sepse nuk i bëmë ne detyrat e shtëpisë, por sepse BE nuk mund të mbështetesh shumë te BE për sa i përket angazhimeve me vendet si Shqipëria. Megjithatë, në fund të fundit ajo që mendoj unë që është e rëndësishme, është që ne të vazhdojmë në këtë drejtim dhe me këtë vizion drejt BE-së. Pasi ne jemi edhe shteti më eurocentrik në rajon".
Rama u pyet edhe përse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE, në një kohë kur vende të tjera kërkojnë të largohen.
"BE brenda për brenda shteteve anëtare të vjetra po vuan. Pra më lejoni të them që ka një ndjesi sikur gjërat janë prishur tashmë, pavarësisht se ka pasur shumë paqe për shumë breza. Ky brez i ri nuk ka parë luftë e ndoshta ky brez i ri është pak i llastuar. Në Ballkan ne jemi optimistë sepse ne e kemi parë luftën me sy dhe e dimë se çfarë do të thotë të kesh luftë. Për disa Europa është thjeshtë financa. Ndërsa për ne është projekti më i qëndrueshëm i paqes.
Ndërsa i pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Shqipëria nuk arrin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, Kryeministri shqiptar tha se, ndonëse nuk është vizioni apo dëshira e tij, nëse kjo do të ndodhte, atëherë Shqipëria do të shihte për alternativa të tjera.
"BE është në fakt ajo që na mban ne, sa i përket frymëzimit tonë. Por nëse BE do të largohet si ëndrrër që ne kemi sigurisht që do të shohim alternativa të tjera, çfarë do të dalin. Ky nuk është vizioni im, apo dëshira ime, por është një gjë që mund të ndodhë nëse BE është thjesht taktikë".
Rama u pyet edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e në veçanti për zgjedhjen e presidentit Donald Trump.
?Kushdo të jetë presidenti i SHBA do të jetë mbi Perëndinë për sa i përket popullaritetit. Ne kemi jetuar në komunizëm dhe SHBA ishte një mollë e ndaluar për ne, por tashmë gjërat kanë ndryshuar?.
Gazetarja e pyeti kreun e qeverisë shqiptare edhe për çështjen e kanabisit, si dhe importin e plehrave.
Duke u ndalur tek kanabisi, ai tha se "Këtë vit në kemi pasur një kthesë në formë U -je, sepse në këtë fazë të vitit mund të bëhet një vlerësim për sa kanë qenë të mbjellat. Ne kemi pasur një ulje dramatike dhe unë kam besim që në fund të vitit kultivimi i kanabisit nuk ka për të qenë më aty, pra ka për të qenë histori?.
Sa i përket importit të plehrave, Rama u shpreh se çështja e riciklimit kishte si qëllim përshtatjen me legjislacionin europian. "E drejta e industrisë për të importuar dhe ekspertuar, këtë do të thotë. Kjo më pas u shndërrua në diçka tjetër. Duket sikur është diçka seksi që të gjesh ngjarje që të shokohen njerëzit"./tvklan.al